Shqip

Transformim 2011: Trajnime vjetore për mjekët e familjes Featured

NEWS: The first regional Transformation 2011-Shkoder was held on October 22-23.Transformim2011OctCoverPageTiny

   ABC Health Foundation was very pleased to sponsor this first, regional training in evidence-based family medicine.  Primary care doctors from all over the north of Albania and even Kosova attended the two day continuing medical education meetings.


 

Transformim 2011, 22-23 Tetor në Shkodër:

    Fondacioni Shëndetësor ABC me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, Departamentit të Mjek Familje, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës dhe PRIME nga Britani e Madhe kishta kënaqësinë t'ju ftojë në konferencën trajnuese Transformim 2011 Tetor që do të mbahet në Shkoder më 22-23 tetor.

    Transformim 2011 Tetor ofrohet në Shkodër për të mundësuar pjesëmarrjen e MP/MF nga zonat e veriut në këtë aktivitet të rëndësishëm të Edukimit në Vazhdim për MP/MF të ofruar çdo vit në maj në Tiranë që prej vitit 2004. Transformim 2011 është e akredituar nga QKEV dhe vlen 12 kredite ( 1 kredi =1 orë pjesemarrje). Kjo konferencë është vetëm për MP/MF që punojnë në kujdes parësor në zonat e veriut të Shqipërisë.

    Për të parë programin e Tranformim 2011, klikoni në:  Programi i Transformim 2011.

    Tarifa e trajnimit është 2000 lek të reja dhe përfshin pjesëmarrjen në sesionet e konferencës, pushimet kafe dhe drekat për 2 ditët e konferencës. Tarifa paguhet gjatë kohës të regjistrimit në fillim të konferencës. Konferenca do të mbahet në ambjentet e Kompleksit Argent, Bulevardi Mehmet Pash Plaku 111, Shkodër http://g.co/maps/yw6wk

    Vendet në dispozicion janë të kufizuara (vetëm 150) kështu që regjistrohuni sa më parë pasi në momentin që janë zënë vendet në dispozicion ne nuk mund të pranojmë regjistrime të tjera.

    Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë, ju lutem regjistrohuni sa më parë në sekretarinë e Fondacionit Shëndetësor ABC:

  •     Celular :0694096078 ose 0682600405
  •     Tel: (04) 2234105

    Telefonatat për regjistrim mund të bëhen çdo ditë (e hënë-e premte nga ora 13.00-16.00)

    Ju mund të konfirmoni regjistrimin tuaj për pjesëmarrje në Transformim 2011 Tetor edhe duke dërguar email në  Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa

    Për regjistrimin tuaj paraprak nevojitet emri e mbiemri juaj, vendi ku punoni si MP/MF, adresa juaj e email dhe numri i celularit. Informimet tuaja në lidhje me konferencën do të kryhen nëpërmjet adresës tuaj të email.

    Ju mund të regjistroheni vetëm për veten tuaj dhe nuk pranohen regjistrime në grup.

    Nëse keni marrë pjesë në Transformim 2011 Maj që u mbajt në 28-29 maj në Tiranë ju nuk mund të merrni pjesë në Transformim 2011 Tetor pasi është i njëjti program.

    Për çdo informacion të mëtejshëm, mos hezitoni të na kontaktoni me telefon apo email si më lart.

    Ju mirëpresim në Transformim 2011 Tetor,

Eralda Turkeshi

Drejtore e Trajnimeve Mjekësore


Transformim 2011 Maj:

      Në datat 28-29 maj, Fondacioni Shëndetësor ABC pati kënaqësinë të ofrojë Transformim 2011, konferencën e 8të vjetore për Mjekësi Familje në Shqipëri të organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me Departamentin DrEralda_IMG_7291
Mjek Familje, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës; Partnerships in International Medical Education (PRIME); Hope Partnerships International (HPI) dhe World Vision Albania. 

     Qëllimi i konferencës së përvitshme “Transformim” është transformimi i kujdesit parësor në Shqipëri nëpërmjet inkurajimit dhe aftësimit të mjekëve të familjes e të përgjithshëm për t’u kujdesur për pacientet e tyre me kompetencë, dhembshuri dhe integritet, sipas modelit të mjekësisë së familjes dhe përkujdesjes për tërë personin.MOH28_5_2011_DSC_0244

     Tema e konferencës Transformim 2011 ishte “Mjekësi Familje e bazuar në Fakte Shkencore.”  Sesionet plenare dhe seminaret praktike prezantuan mjekët e përgjithshëm dhe mjekët e familjes  me konceptin dhe praktikën e mjekësisë së bazuar në fakte shkencore (evidence based medicine) dhe si kjo mund të aplikohet për përmbushjen me cilësi të shërbimeve të paketës bazë të kujdesit parësor.MOH_5_2011_Transformim2011
Prezantuesit  e sesioneve dhe seminareve në konferencë ishin mjekë të specializuar në mjekësi familje nga Shqipëria, SHBA dhe Britani e Madhe me eksperiencë shumëvjecare në mësimdhënie.

     Konferenca Transformim 2011 u përshëndet ne sesionin e saj hapës nga Ministri i Shëndetësisë, Z.Petrit Vasili, i cili theksoi rëndësinë e trajnimeve të tilla për mjekët e familjes dhe përgëzoi traditën e krijuar me organizimin e kësaj konference pasi “është në një linjë me përpjekjet reformuese që po bën Ministria e Shëndetësisë për rritjen e cilësisë se mjekësisë së familjes.”     (Klikoni ketu per me shume...)

     Konferenca trajnuese dy-ditore e mbajtur në ambjentet e Participant__IMG_7451
Universitetit Europian të Tiranës ofroi për rreth 125 mjekë të përgjithshëm dhe familje nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, një mundësi për edukim të vazhdueshëm mjekësor dhe rifreskim të njohurive dhe aftësive të tyre mjekësore me qëllim përmirësimin e cilësisë të shërbimeve që ata do t’i ofrojnë pacientëve të tyre.
Konferenca u akreditua nga Qendra Kombëtare e Edukimit në VazhdimParticipantsIMG_7291
me 12 kredite të vlefshme për sistemin e ricertifikimit të mjekëve.

     Në kuadër të nevojave në rritje për edukimin në vazhdim të mjekëve të familjes dhe atyre të përgjithshëm në kujdes parësor, Fondacioni Shëndetësor ABC planifikon përsëritjen  e programit trajnues të Transformim 2011 edhe në Shkodër më 22-23 tetor.

 

 

'Transformim 2010' ishte shumë e suksesshme si në Maj edhe në Tetor.

IMG_6466

      Fondacioni Shëndetësor ABC dëshiron të falenderojë në mënyrë të veçantë Ministrin e Shëndetësisë Dr. Petrit Vasili, për pjesëmarrjen e tij në Transformim 2010.

      Ne gjithashtu duam të falenderojmë të gjithë mjekët e përgjithshëm/ familje që erdhën nga zona të ndryshme të Shqipërisë, për vëmendjen dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në dy fundjavat e trajnimit Transformim 2010: 29-30 Maj dhe 22-23 Tetor në Tiranë.  Për ne ka qënë një privilegj që t’iu shërbejmë këtyre mjekëve dhe pacienteve të tyre nëpërmjet mundësimit të Transformim 2010.

     Për raportim mbi Transformim 2010 në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë klikoni në Ministry of Health web site.

Informacion i Përgjithshëm mbi Konferencën Transformim

P5308227     Që prej 2004, Fondacion Shëndetësor ABC dhe partnerët e tij Albanian Health Fund (AHF) dhe Family Medicine Education International (FMEI) nga ShBA;  Partnership in International  Medical Education (PRIME) nga Britania e Madhe dhe Departamenti i Mjek Familje, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës kanë ofruar një forum të përvitshëm për mjekësinë e familjes në Shqipëri duke mbledhur së bashku rreth 150 mjekë të përgjithshëm/familje nga e tërë Shqipëria për fundjavën trajnuese ‘Transformim’. Folësit e ftuar kanë ardhur nga ShBA, Britania, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina.

IMG_6484

Qëllimi i konferencës trajnuese Transformim është:

  1. Të inkurajojë dhe pajisë mjekët e përgjithshëm/familje  për të ushtruar kujdes parësor cilësor bazuar në parimet dhe praktikat e mjekësisë së familjes, kujdesit për tërë personin dhe vlerat morale të mjekësisë.
  2. Të promovojë dhe  mundësojë të mësuarin gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional të profesionistëve shëndetësorë në kujdes parësor.

     Çdo konferencë vjetore Transformim ka qëllim që nëpërmjet sesioneve plenare dhe një shumëllojshmërie seminaresh interaktive dhe praktike të paraqesë parimet kryesore të mjekësisë së familjes që promovojnë një model kujdesjeje  kompetente dhe të dhembshur si dhe menaxhimin e rasteve më të hasura në kujdes parësor.

Disa nga temat e trajtuara në Transformim 2004-2010 janë:

IMG_6498

  • Paketa e shërbimeve bazë të kujdesit parësor
  • Menaxhimi i sëmundjeve kronike
  • Sëmundjet infektive në kujdes parësor
  • Roli i mjek i përgjithshëm/familje në kujdesjen për grupmosha të ndryshme
  • Roli, kompetencat dhe aftësitë e mjekëve të familjes
  • Roli i mjekëve të familjes në edukimin dhe promovimin shëndetësor
  • Aftësitë komunikuese të mjekëve të familjes
  • Roli i mjekëve të familjes në kujdes paliativ
  • Të drejtat e pacientëve dhe çështje të cilësisë të kujdesit parësor
  • Rëndësia e edukimit mjekësor të vazhdueshëm për mjekët e familjes
  • Fillesat dhe transformimet e mjekësisë së familjes në Britani, ShBA, etj.

Last modified on E martë, 25 Tetor 2011 14:33

Shendet ne Komunitet

    back to top