Internship/Stazh në Kujdes Parësor
Që prej 2002, Fondacioni Shëndetësor ABC ka ofruar çdo vit një program internship/stazhi 1-2 vjeçar për një të sapodiplomuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Tiranës. Programi i internship/stazh/trajnim në punë në kujdes parësor përqëndrohet në bazat e kujdesit parësor dhe vlerat etike e morale të mjekësisë. Internet (mjekët në trajnim) vizitojnë pacientë nën mbikqyrjen e specialistëve në mjekësi familje në Qendrën Shëndetësore, marrin pjesë në sesione javore mësimore të programit të trajnimit, marrin pjesë në programe të shëndetit në komunitet si dhe ndihmojnë e marrin pjesë në aktivitete të tjera trajnuese të Fondacion Shëndetësor ABC.
Qëllimet e programit Internship në Kujdes Parësor janë:
- Të kuptuarit dhe zbatimi i parimeve të mjekësisë së familjes dhe kujdesit parësor.
- Zhvillimi i aftësive bazë në konsultimin, ekzaminimin fizik, diagnozën diferenciale dhe menaxhimin e rasteve të hasura në kujdes parësor.
- Zhvillimi i karakterit të një mjeku me mendësi biblike
Më poshtë disa nga fushat e mbuluara gjatë programit Internship në Kujdes Parësor:

- Marrëdhënia mjek-pacient (aftësitë e komunikimit dhe marrjes të anamnezës)
- Aftësitë e ekzaminimit fizik
- Përgatitje e një liste problemesh mjekësore
- Diagnoza diferenciale e menaxhimi i rasteve të zakonta në kujdes parësor
- Parimet e menaxhimit të sëmundjeve dhe rekomandimi për medikamente
- Letrat e rekomandimit dhe komunikimi me specialistë të tjerë
- Parimet dhe aftësitë bazë të menaxhimit të praktikës mjekësore/qendrës shëndetësore
- Auditimi dhe cilësia e kujdesit shëndetësor
- Metodat e mësimdhënies
- Zhvillim lidershipi/aftësi drejtimi
Programi Internship në Kujdes Parësor fillon çdo vit në tetor.
Published in
Internship

