Shqip

Pacientët po Vijnë

PatientsAreComingVSmall"Pacientet po Vijne" 2011-2012:

Pershendetje te gjitheve,

   Ju falenderojme per pjesemarrjen tuaj ne sesionet e pjeses te pare te trajnimit "Pacientet po Vijne" te mbajtur gjate muajit dhjetor ne Fakultetin e Mjekesise.

   Ne kishim ne plan fillimin e pjeses te dyte te trajnimit javes tjeter pas sezonit te provimeve, por meqe sezoni i provimeve eshte shtyre, pjesa e dyte e trajnimit "Pacientet po Vijne" do te filloje ne 21 mars e merkure ora 15.30 tek ndertesa qendrore e Fakultetit.

Temat qe do te kalojme se bashku cdo jave nga 21 mars deri me 2 maj do te jene:

  1.  Qepja dhe kujdesi per plaget,  

  2.  Pacienti me kolle ne kujdes paresor,

  3.  Otoskopia dhe problemet e veshit ne kujdes paresor,

  4.  Dermatologjia ne kujdes paresor,  

  5.  Vizita gjinekologjike ne kujdes paresor  

  6.  Urgjenca te zakonshme ne kujdes paresor

   Ju urojme suksese ne provime dhe ju mirepresim ne pjesen e dyte te trajnimit "Pacientet po vijne!"

Per me teper info, klikoni ketu!

 


fymsteaching
    Që prej vitit 2003, Fondacioni Shëndetësor ABC ka ofruar një program të veçantë trajnimi për studentë mjekësie të vitit të fundit të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Tiranës.


 Qëllimet e këtij programi trajnues janë:

1.    Të prezantojë studentët e vitit të fundit  me konceptin dhe modelin e kujdesit parësor dhe të nxise ata për të ndjekur një karrierë profesionale në kujdes parësor

2.    Të ofrojë mundësi që studentët të mësojnë aftësitë bazë për diagnozën dhe menaxhimin e disa prej rasteve më të zakonshme klinike në kujdes parësor

3.    Të inspirojë dhe pajisë studentët për të ofruar një kujdes shëndetësor për personin në tërësi dhe për të integruar vlerat morale në ushtrimin e mjekësisë

fluvax

 

    Çdo vit, rreth 20-30 studentë mjekësie të vitit të fundit marrin pjesë në sesionet trajnuese të përjavshme që mbahen në Fakultetin e Mjekësisë.   Këto sesione janë interaktive dhe përqëndrohen në konceptet dhe praktikën e kujdesit parësor dhe përqasjen e kujdesit ndaj pacientit.

    Fondacioni Shëndetësor ABC ofron edhe mundësi që studentët të kalojnë kohë edhe në Qendrën Shëndetësore për të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë modelin e mjekësisë së familjes në kujdes parësor.


Disa nga temat e trajtuara gjatë sesioneve të përjavshme interaktive janë:

fymssuture

  • Prezantim me kujdesin parësor
  • Pacienti me dhimbje fytiFëmija me temperaturë të lartë
  • Pacienti me dhimbje gjuri dhe shpatullePacienti me dhimbje mesi
  • Sëmundjet seksualisht të transmetueshme
  • Ankthi dhe depresion
  • Kujdesi prenatal
  • Pacienti me dhimbje koke
  • Fëmija me të vjella dhe diarre
  • Erupsionet kutaneOtoskopia dhe problemet e veshit
  • Problemet e tiroides
  • Trajtimi i laçeracioneve dhe plagëve
  • Trajtimi i rasteve të urgjencave
fyms_we
    
     Programi trajnues “Pacientët po vijnë” ofrohet në dy pjesë: nëntor-dhjetor dhe mars-prill të çdo viti akademik.


    "Pacientet po vijnë 2010-2011" përfundoi ne fund prilli 2011 dhe ceremonia e përfundimit ishte në korrik.

 

Graduates2011


 

 

    "Pacientët po Vijnë 2011-2012" pritet të fillojë në nëntor 2011. 


    Për më tepër informacion ...

Shendet ne Komunitet

    back to top