Shqip

Informacion i përgjithshëm

Ekipi ynë mjekësor

Qëllimi ynë parësor si ekip mjekësor në Qendra Shëndetësore ABC është t’ju shërbejmë dhe ndihmojmë ju dhe familjen tuaj që të jetoni një jetë sa më të shëndetshme.

Ekipi ynë mjekësor përbëhet nga mjekë dhe infermierë të specializuar e të kualifikuar në mjekësi familje sipas standarteve ndërkombëtare. 

Si specialistë në mjekësi familje ne jemi të trajnuar në shumë fusha si sëmundje të brendshme, pediatri, obstetrikë-gjinekologji e mikrokirurgji dhe kemi aftësinë të diagnostikojmë dhe trajtojmë shumicën e problemeve mjekësore ambulatore (jashtë spitalore) akute e kronike.

Ne jemi të kualifikuar më së miri për të qenë avokatë në lidhje me çështjet tuaja shëndetësore, përfshi përdorimin e duhur të specialistëve të tjerë dhe burimeve shëndetësore në komunitet.

Ne jemi të përkushtuar për të trajtuar çdo pacient me kompetencë, respekt dhe dinjitet.  Ne e vlerësojmë marrëdhënien tonë me çdo pacient dhe jemi të përkushtuar për t'ju ndihmuar që të merrni vendimet më të mira në lidhje me shëndetin tuaj.

Qendra jonë shëndetësore është një vend integriteti, ndershmërie dhe konfidencialiteti.

Si pjesë e qëllimit të Fondacionit Shëndetësor ABC për të promovuar, demonstruar dhe dhënë mësim mjekësinë e familjes, qendra shëndetësore mundëson një program trajnimi për mjekë e infermierë.

Herë pas here në qendër shëndetësore janë të pranishëm edhe studentë mjekësie e infermierie që të prezantohen me specialitetin e mjekësisë së familjes.


Për më shumë informacion, zgjidhni nga menuja e mëposhtme


Specialiteti ynë është mjekësia e familjes, një specialitet mjekësor që siguron kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe tërësor për individin dhe…
Shërbimet që ofrojmë:    • Vizita të përgjithshme mjekësore për tërritur dhe fëmijë, për probleme të ndryshme:        …
Qendra Shëndetësore ABC ofron kujdes parësor cilësor për çdo pacient pavarësisht nga mosha, raca, feja apo mundësia për të paguar.…
Adresa jonë është:  Rr. "Qemal Stafa", Nr. 260, Tiranë (Ne gjëndemi përballë Shkollës së Kuqe) Për më shumë informacion shih…

Shendet ne Komunitet

    back to top