Specialiteti i Mjekësisë së Familjes
Specialiteti ynë është mjekësia e familjes, një specialitet mjekësor që siguron kujdes shëndetësor të vazhdueshëm dhe tërësor për individin dhe familjen pavarësisht nga gjinia, mosha apo lloji i problemit shëndetësor.
Ky është një specialitet mjekësor i ri në Shqipëri, por në shumë vende të zhvilluara si ShBA, Britani e Madhe, Kanada, etj., ky specialitet është shumë i rëndësishëm e i zhvilluar dhe është kontakti i parë i çdo personi me sistemin e kujdesit shëndetësor.
Si specialistë në mjekësi familje ne jemi të trajnuar në shumë fusha si sëmundje të brendshme, pediatri, obstetrikë-gjinekologji e mikrokirurgji dhe kemi aftësinë të diagnostikojmë dhe trajtojmë shumicën e problemeve mjekësore ambulatore (jashtë spitalore) akute e kronike.
Ne jemi të kualifikuar më së miri për të qenë avokatë në lidhje me çështjet tuaja shëndetësore, përfshi përdorimin e duhur të specialistëve të tjerë dhe burimeve shëndetësore në komunitet.
